Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Orë me diell, reshje shiu dhe breshër! Si parashikohet moti për javën, temperaturat deri në 30 Gradë Celsius

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera –herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulta të arrijne deri në 30 gradë celcius.

Njoftimi i SHMU:

Për javën që nisim përpara:

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera –herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulta të arrijne deri në 30 gradë celcius.

Era parashikohet të jetë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte fiton shpjetësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.