Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Organizoi planin për vrasjen e dy personave në Vlorë, ekstradohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar i akuzuar nga GjKKO si organizator i planit për vrasjen e 2 shtetasve në Vlorë është ekstraduar mbrëmjen e të premtes nga Rinasi.

Shtetasi Leonard Luzi, alias Leonard Sejno, u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Ky krim u parandalua nga Policia, pasi personi që do të kryente ekzekutimet, Amarildo Nikolli, u arrestua para se të kryente vrasjet.

Atentati i i gushtit 2023 u parandalua nga policia me arrestimin e 36 vjeçarit nga Shkodra, Amarildo Nikolli, i cili lëvizte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje, në zonën e Ujit të Ftohtë. SPAK thotë se Nikolli ishte personi që do të ekzekutonte planin me porosi të Leonard Luzit.

“Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit, u ekstradua nga Spanja, shtetasi L. L. alias L. S., 47 vjeç, i lindur në Vlorë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H”, njofton policia. /euronews.al