Organizuan faljen e xhumasë, ndalohen tre persona në Gjilan

Me urdhër të Qeverisë së Kosovës janë pezulluar të gjitha tubimet publike. Po ashtu edhe në vendet e kultit.

Dje ishte e pretonte. Siç e ka zakoni islam, ketë ditë bëhet falja e xhumaja. Andaj, disa persona organizuan faljen e gjumash në lagjen “Arbëria” në Gjilan.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë së Kosovës për të venë në vend vendimin e qeverisë për shmangien e  tubimeve publik.

Me këtë rast, policia arrestoi disa persona, por më pas i liroj përsëri.

“Lagjja Arbëria, Gjilan 20.03.2020-11:30-13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. /Lajmi.net/