Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Sofia të Bullgarisë ku po zhvillohet “Clinton Global Initiative”.
Ky organizim është organizuar nga familja e Presidentit amerikan Bill Clinton.
Osmani nga këtu është takuar me Hilary Clinton, të cilat kanë bashkëbiseduar për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.
“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.
Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës.”- ka thënë Presidentja Osmani. /Lajmi.net/