Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani bën homazhe te busti i Albrightit: Do ta kujtojmë gjithmonë kontributin për lirinë e demokracinë tonë

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pran bustit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në dyvjetorin e vdekjes së saj.

Osmani tha se trashëgimia e Albrightit është e skalitur jo vetëm në faqet e historisë së Kosovës por edhe në strukturën e vendit.

“Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj të pamëshirshëm për lirinë dhe demokracinë tonë”, shkroi Osmani.

Albright ishte Sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe gjatë kohës së luftë në Kosovë, për të cilën ndërhyrje pati thënë se ishte bërë në emër të lirisë.