Presidentja, Vjosa Osmani ka njoftuar për emërimin e ri që ka bërë në Kabinetin e saj.
Osmani ka deklaruar se tash e tutje në pozitën e Shefes së Kabinetit do të jetë Learta Hollaj.
Pas marrjes së detyrës së re Hollaj ka dalë më një reagim në llogarinë e saj në platformën X.
“E nderuar thellësisht nga presidentja, Vjosa Osmani për besimin e saj teksa futem në rolin e Shefes të Shtabit të saj. Duke marrë këtë rol të ri, shpresoj t’i jap drejtësi përkushtimit të saj të palëkundur për avancimin e interesave më të mira të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.