Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanii, ka shkruar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Prishtinë.
Ajo ka thënë se me Ramën kanë diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit
”Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit“, ka shkruar Osmani.
Po ashtu është folur edhe për raportet në mes dy shteteve.
“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike“, ka thënë ajo.
Nuk dihet nëse do të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Ramës.