Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

 
   

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar një foto të përbashkët me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Kosova në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, ka shkruar ambasadori Ajeti, sipër fotos së përbashkët me kryeministrin dhe presidenten.

Ka kohë që në media është përfolur për raporte të ftohura në mes Osmanit dhe Kurtit dhe kanë qenë të rralla rastet kur ata janë parë së bashku në ndonjë ngjarje.

Krerët e shtetit presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, po qëndrojnë në Gjermani, ku po marrin pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih.