Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani sot do të bëjë homazhe tek varri i tij.
Ndërkaq, me fillim nga ora 11:00 Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore.
“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes.
Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.