
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë për ceremoninë e zbulimit të shtatores të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
I pari në ceremoni ka arritur kryeministri Kurti, kurse pas tij presidentja Osmani.
Pranë tyre janë ulur ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.