Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë shfaqur afër njëri-tjetrit, disa ditë pasi Osmani la të kuptohet se raportet mes tyre nuk janë si më herët.
Fotografitë janë shkrepur në ceremoninë e përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
Në intervistën e fundit, Osmani kishte përsëritur disa herë se Qeveria nuk po koordinohet me të për çështje të politikës së jashtme, derisa kishte zbuluar edhe se kryeministri Kurti as nuk e kishte telefonuar për incidentin me të cilin u përballë në Aeroportin e Shkupit.
Kurti e Osmani
E pyetur se kush e kishte prishur koordinimin, Osmani ishte përgjigjur “Qeveria e Kosovës”’.
Ndërkohë, kur ishte pyetur se nëse do të vazhdojë të qëndrojë në politikë edhe pas mandatit si presidente, kishte thënë “nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”.
Osmani e Kurti