2
Në një tavolinë të përbashkët po qëndrojnë presidentja Osmani e kryeministri Kurti me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Hapësirën e njëjtë po e ndajnë edhe vajzat binjake të presidentes Osmani, të cilat u përshëndetën dhe kohë pas kohe kanë biseduar me kryeministrin Kurti. E bashkëshortja e këtij të fundit, Rita, u mor “n’grykë” nga presidentja.
Dyshja Kurti-Osmani që kishin kultivuar raporte të ngushta paksa janë distancuar me njëri-tjetrin, pavarësisht se me 17 shkurt janë parë pothuajse gjatë gjithë ditës bashkë, ndërsa një fotografi të përbashkët e bënë edhe në Gjermani -në Mynih.
Në fotot më poshtë, mund të shihni momentet nga tavolina që ndanë bashkë Kurti e Osmani, ndërsa pas saj qëndronte Prindoni, bashkëshorti i presidentes.
Foto: