
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Nadia Murad e cila është një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Osmani ka thënë se Murad sot ishte në Kosovë që t’i bashkojnë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej.
Njoftimi:
“Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë”.