Presidentja Vjosa Osmani ia ka uruar Ditën e Pavarësisë shtetit të Pakistanit dhe presidentit Arif Alvi.
Në platformën X, ajo ka theksuar se Republika e Kosovës bashkohet me ju për të festuar unitetin, shpirtin dhe trashëgiminë e pasur që e përcaktojnë kombin tuaj të madh.
“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e miqësisë mes dy vendeve tona”, ka thënë Osmani.