![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/osmani-ia-dorezon-ismail-kadarese-dekretin-e-nenshtetesise-se-kosoves_64f74b494941b.jpeg?resize=850%2C636&ssl=1)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shqipëri ia ka dhënë dekretin e nënshtetësinë e Kosovës, shkrimtarit shqiptar me renome ndërkombëtare, Ismail Kadare.
Gjatë ceremonisë ajo ka thënë se marrja e nënshtetësisë nga autori i përkthyer në shumë gjuhë të botës, është nder për çdo qytetarë të Kosovës.
“Me rregulloren për dhënien e shtetësisë nga Presidenti me interes të veçantë shtetëror, duke marrë parasysh edhe kërkesën për fitim të shtetësisë, është nxjerrë dekret që zotit Ismail Kadare, shtetas i Shqipërisë, t’i jepet shtetësia e Shtetit të Kosovës.
Dhe natyrisht që organet kompetente në Kosovë do të marrin hapat e mëtejmë për zbatimin e këtij dekreti në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka deklaruar Osmani.