Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas barazimit të Kosovës me Zvicrën me rezultat 2-2.
Osmani për Klan Kosova theksoi se ky barazim u përjetua si një fitore për Kosovën.
“Urime gjithëve për këtë rezultat, ky barazim u përjetua si një fitore e madhe për Kosovën”, u shpreh Osmani.
“Ishte një gëzim i madh, e gjithë loja sonte ishte shumë e mirë me shumë momente dhe emocione që kanë bërë të kënaqemi”.
“Emrat e futbollistëve do të jehojnë anekënd botës, ka punë për të bërë. Me sa shumë guxim po i mbrojnë ngjyrat e Republikës së Kosovës”.
“Xherdani Graniti që po luajnë për kombëtar të tjera, tashmë kanë dëshmuar çfarë impakti pozitiv kanë krijuar për Republikën e Kosovës, ne ishim me Kosovën, por kudo që është Zvicra, do të vazhdojmë ta përkrahim”.