Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë fotografi nga ceremonia lamtumirëse e shkrimtarit Ismail Kadare, teksa ka thënë se ai është simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën dhe lirisë mbi diktaturën.
“Veprat e tij letrare do të vazhdojnë të jehojnë në zemrat tona dhe në zemrat e lexuesve në mbarë botën, si simbol i triumfit të dritës mbi errësirën, kulturës mbi injorancën dhe lirisë mbi diktaturën”, ka shkruar ajo në platformën X.
Osmani ka thënë se trashëgimia e tij do të jetojë për brezat që do të vijnë.
“Historitë e tij i kapërcenin kufijtë, kulturat dhe kohën, duke e bërë atë një nga zërat më të fuqishëm në letërsinë bashkëkohore në mbarë globin”, ka shkruar presidentja.