Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dënuar ashpër vrasjen e 21-vjeçares sot në Ferizaj, duke kërkuar dënim maksimal për autorin e këtij krimi makabër.
Duke e quajtur vrasjen si femicid, e para e vendit ka thënë se kjo tregon se vrasësit mizor ia kanë mësyrë të shkatërrojnë jo vetëm jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë dhe si të tillë ata mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohen si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.
“Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë.
Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë. Ngushëllime të sinqerta familjes,”, ka shkruar Osmani në Facebook.