Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar zgjedhjet e sotme presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo tha se populli i Kosovës është me ShBA-në në çfarëdo zgjedhje të qytetarëve atje.
Osmani theksoi se Kosova ka bashkëpunuar si me republikanët, ashtu edhe me demokratët.
Deri tani janë raportuar disa nga rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Dixville Notch – një qytet i vogël në New Hampshire që ndodhet afër kufirit kanadez – njoftoi se Kamala Harris dhe Donald Trump u barazuan në garën e tyre lokale, disa orë para se të hapeshin qendrat e votimit në pjesën tjetër të vendit, raporton People, përcjell Bota sot.