Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në mesin e shumë takimeve, ajo e zhvilloj edhe një takim në “World Affairs Council” në Dallas.
Aty i diskutua mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.
Osmani tha se Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së.
“ Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë.Prandaj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu”, ka thënë Osmani.