Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Kosova i ka plotësuar kërkesat e BE-së

 
   

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kërkesat e BE-së.

Osmani tha se tashmë është koha që BE të heq masat ndaj Kosovës.

Presidentja thekson se Kosova është e vendosur drejt të ardhmes evropiane.

“Është koha të shohim hapa konkret nga BE: të hiqen masat dhe të jepet statusi i vendit kandidat për Kosovën.

Jemi më të vendosur se kurrë drejt të ardhmes sonë evropiane”, ka shkruar Osmani në Facebook.