
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Siç njofton Presidenca, gjatë takimit është biseduar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.
Sipas Osmanit, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët.
Gjithashtu, Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.