Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e Duriqi në 25-vjetorin e vrasjes.
Osmani u shpreh se masakrat ishin strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve.
“Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe ishte shfarosja dhe spastrimi etnik”, ka shkruar presidentja në Facebook.
“25-vjet më parë, forcat kriminale vranë në mënyrë mizore 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, në mesin e të cilëve 7-fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe 7 gra”.
Osmani përmendi edhe dëshmitarët e këtij akti, ku sipas saj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë.
“Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmitarë të aktit makabër, ndaj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë”.
“Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia të vihet në vend! Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e familjeve Bogujevci dhe Duriqi!”.