Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani kujton masakrën në Abri të Epërme ku familja Muliqi humbi tetë anëtarë

 
   

Osmani kujton masakrën në Abri të Epërme ku familja Muliqi humbi tetë anëtarë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e dytë në Abri të Epërme, të kryer nga regjimi gjenocidal i Serbisë, e që familja Muliqi humbi tetë martirë dhe një dëshmor të UÇK-së.

Në mesin e martirëve ishin edhe katër fëmijë Ganiu, Musa, Behrami dhe Sefa, të cilët nuk patën mundësinë të jetojnë fëmijërinë e tyre.

“Me respekt dhe mirënjohje të thellë, qëndrojmë pranë familjes Muliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë gjithçka për Kosovën”, u shpreh e para e vendit.