Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Le t’i afrojmë Kosovën e Shqipërinë më shumë, me bashkëpunim e koordinim më të shpeshtë

 
   

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se seanca e sotme mes parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë paraqet trashëgiminë e përbashkët, por edhe vendosshmërinë të palëkundur për të krijuar një të ardhme të denjë, të mbështetur nga vizioni dhe synime të popullit, që ka krijuar një forcë të jashtëzakonshme dhe angazhim për liri, drejtësi dhe mirëqenie.

Ajo tha se kjo seancë duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, një kujtesë se qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie më të mëdha dhe përpjekje më të palodhshme.

“Po jetojmë në një epokë të trazuar që kërkon bashkëpunim. Për Kosovën dhe Shqipërinë, kjo nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri. Një Shqipëri më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë, një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe me lartë Shqipërinë”.

“Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi nëse nuk arrijmë të shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin edhe harmoninë e domosdoshme. Prosperiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithë liderëve institucioneve dhe gjithë secilit qytetar. Secili prej nesh duhet ta luajë roli e tij në avancimin e vizioneve të shteteve dhe qytetarëve tanë brenda familjes dhe kombeve evropiane”.

Osmani tha se Kosova dhe Shqipëria kanë lidhjen e tyre të rrënjosur në histori me sakrifica të panumërta.

“Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga një histori e lavdishme, dhe një ardhme e ndritur që po ndërtohet dita ditës”, ka thënë Osmani