Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani mbërrin në Katar, merr pjesë në Forumin e Dohas

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit.

Bëhet e ditur se Osmani nesër do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor, shkruan Thepeninsulaqatar.

E para e shtetit dje ishte për vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i saj turk, Recep Tayip Erdogan.

Ndërsa, përpara Turqisë, Osmani ishte për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në Samitin e Klimës – COP28