Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Mbështetja e SHBA-së ka qenë prezente në çdo hap të shtetndërtimit tonë

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë prezentë në çdo hap të shtetndërtimit të Kosovës. Për këtë, ajo pati edhe falënderime.

Në konferencën e përbashkët me Ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson, e para e konsideron si të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në organizatën Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA. Mbështetja e SHBA-së ka qenë prezentë në çdo sektor dhe çdo hap të shtetndërtimit tonë. Ndihmësi sekretari ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut për gjatë viteve. Siç e dini Kosova u detyrua që të fillonte nga zero me ju dhe ndihmën tuaj kemi arritur të sjellin programe të cilat kanë qenë vendimtare në projektet tona të përbashkëta në luftën kundër narkotikeve, krimit të organizuar dhe forcim të ligjit. Këto suksese janë dëshmi e bashkëpunimit më partnerë.

Disa nga arritjet e kanë vulën e Byrosë që udhësh ndihmës sekretari duke përfshirë edhe themelimin e Policisë së Kosovës, po ashtu edhe Agjencisë Kosovarë të Forenzikës, Inspektoratit të Policisë…”, ka thënë ajo.