2
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një foto në profilin e saj në Facebook, ku është shfaqur së bashku me Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, si dhe me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
Osmani ka thënë se të dy këta janë përkrahës të fuqishëm të paqes dhe sigurisë në Kosovë.
“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof’’, ka shkruar ajo.