Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Mesazh se ka ardhur koha që të rrënohen monopolet etnike

Në Maqedoninë e Veriut kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen në fund të prillit dhe fillim të majit.

Nga partitë politike shqiptare do të ketë dy kandidatë për zgjedhjet presidenciale

Nga koalicioni i opozitës shqiptare kandidat do jetë Arben Taravari, ndërsa të enjten, Partia Bashkimi Demokratik për Integrim shpalli se kandidat i saj do jetë Bujar Osmani, i cili mban detyrën e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani tha se kandidatura e tij ishte “një referendum” në mbështetje të idesë që presidenti të zgjidhet nga parlamenti.

“Një mbështetje plebishitare për idenë që presidenti të zgjidhet në Parlament me dy të tretat e votave dhe me shumicë të dyfishtë, ku edhe shumica e deputetëve shqiptarë do të jetë përcaktuese për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh ai, duke shtuar se presidenti duhet të jetë një figurë që bashkon qytetarët e vendit. Prandaj, kjo kandidaturë e imja është një mesazh i madh se ka ardhur koha që të gjitha monopolet etnike që janë krijuar në shtet të rrënohen dhe të krijohet një shtet i barazisë së plotë për të gjithë individët dhe për të gjitha komunitetet tjera”, ka thënë Osmani.