Presidentja Vjosa Osmani e ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier morën pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë.
Presidentja Osmani, tha më këtë rast se ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ishte bërë zë i Kosovës, në kohën kur dhuna ndaj nesh kishte arritur në shkallën e gjenocidit.
Osmani dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të SHBA-së me një aktivitet te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë.
Kjo ditë u shënua me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorit amerikan Hovenier.
Tutje, presidentja Osmani foli edhe për presidentin Biden, angazhimi i të cilit për Kosovën ka nisur që herët, për të vazhduar edhe si nënpresident, por edhe tani si president i SHBA-së, duke dëshmuar si një mik i madh i vendit dhe popullit tonë.
“Mbështetja e presidentit Biden është testament i vërtetë, i rrënjosur thellë në marrëdhëniet tona”, deklaroi Osmani.