Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka mirëpritur vendimin për kalimin e Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Osmani ka uruar që seanca e prillit, të jetë hapi i fundit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Urojmë që seanca e prillit e Asamblesë Parlamentare të #Këshillit të Evropës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në rrjetin e tij social X.
Kujtojmë se pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është mbajtur dje në Paris të Francës, raporton teve1.info.
Tani kjo pikë pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme./teve1.info/.