Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani në OKB: Kosova është vend me plotë Mandela, Ganda dhe Martin Luter Kinga

Presidentja Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-sa ka thënë se në tavolinën e dialogut në njërën anë është kryeministri Albin Kurti, ish i burgosur i Serbisë, ndërkaq në anën tjetër presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i propagandës së Millosheviqit.

Ajo tha se Kosova ka shumë njerëz që ulen në tavolinë për të luftuar për paqen dhe pajtimin.

“E keni dëgjuar Rusinë dhe Bërnabiqin duke thënë për të ashtuquajturin “terrori Kurti”. Albin Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, por gjithashtu ishte i burgosur i luftës, i torturuar deri në vdekje në burgjet e tyre. Ndërsa, presidenti i Serbisë gjatë atyre vjetëve ishte ministër i propagandës të Millosheviqit, dhe ata publikisht kanë deklaruar edhe sot përfshirë edhe mbrëmë se do të kishin dëshiruar që Kurtin kurrë të mos e kishin liruar të gjallë nga burgu”.

“Kosova ka zgjedhur dialogun, në atë tavolinë të udhëhequr nga delegacioni i BE-së, në njërën anë e kemi kryeministrin e Kosovës, një të burgosur politik dhe në anën tjetër presidentin e Serbisë, qe e kishte torturuar atë kur ishte pjesë e regjimit të Millosheviqit. Nuk do të heqim dorë kurrë nga dialogu si  mënyra e vetme për të zgjidhur dallimet ndërmjet nesh sepse Kosova është vend plotë me Mandela, Ganda dhe Martin Luther King. Njerëz që luftojnë për të ardhmen, paqen dhe pajtimin”, ka thënë Osmani.