
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forum global të sigurisë, GLOBSEC 2024.
Osmani e pyetur për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së tha se për popullin dhe shtetin e Kosovës marrëdhëniet me SHBA-të janë më të rëndësishmet dhe ekzistenciale.
Ajo tha në kohët më të errëta të Kosovës ishin SHBA-të që udhëhoqën botën demokratike për ta shpëtuar popullin e Kosovës.