Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Në Samit për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës

 
   

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një video me një përmbledhje nga pjesëmarrja e saj në Samitin për Paqe që u mbajt në Zvicër.

Ajo atje zhvilloi disa takime me liderë botërorë, këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan.

Ajo zhvilloi poashtu dhe një bisedë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ka shkruar Osmani krahas videos.