Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, gjatë vizitës në Katar.
Në njoftimin e presidencës thuhet se në takim presidentja ka diskutuar për thellimin e mëtejshëm të raporteve dhe bashkëpunimin në shëndetësi dhe infrastrukturë.
“Në takim u diskutua për thellimin e mëtejshëm të raporteve dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme siç janë: shëndetësia, turizmi malor, infrastruktura, si dhe projekte të tjera me rëndësi për Kosovën. Në veçanti u diskutuan një sërë projektesh investime në sektorë strategjik për të cilat do të vazhdojnë diskutimet përmes ekipeve përkatëse në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, presidentja ka diskutuar edhe për rritjen e mbështetjes në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ndryshe, presidentja ka falënderuar Emirin e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës