Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se ai është i vetmi në garë me eksperiencë ndërkombëtare.
Sipas tij, Partia Bashkimi Demokratik për Integrim, ka dalë me idenë që ky proces s’është i mirë për shtete multietnike.
“Akuzat kanë qenë ‘jo shqiptaret duhet të dalin me kandidat që i kalon vijat etike’. Prandaj dalim me kandidat, që jam i vetmi në garë me eksperiencë ndërkombëtare. Kam udhëhequr OSBE. Nëse edhe në këto zgjedhje përsëri përfaqësuesi do të zgjidhet mbi aspektin etik, nuk ka arsye që shqiptarët të jenë alibi i një procesi zgjedhor dhe do të insistojmë që të jenë zgjedhjet e fundi në këtë mënyrë, të ndryshojë kushtetuta dhe presidenti të zgjidhet në parlament nga 2 e treta e votave. Mbi këtë ide do të fitojnë edhe komunitete të tjera. Nuk mund të mbajnë maqedonasit shtet të qëndrueshëm në harmoni me majorizim të një komuniteti tjetri. Nuk humbën asgjë se po kishin kryetar kuvendi apo kryeministër shqiptar. Maqedonasit që duan barazi do të mbështetin këtë ide kurse shqiptarët do të mbështesin një referendum me presidentin e parë shqiptar”, tha ai në Top Channel.