Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar futbollistet e reja nga klubet “Prishtina” dhe “Brezovica”.
Ajo gjatë ditës së sotme do ta përcjellë një ndeshje miqësore që do të realizohet mes këtyre dy klubeve.
Përmes një video-live në rrjetin social Facebook, Osmani u bën thirrje vajzave të Kosovës që të merren me sporte dhe me aktivitete sportive.
“Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund ti arrijnë”, u shpreh Osmani.
Kurse Osmani i uroi suksese Kosovare Asllanit në Kupwn e Botës Kosovare me kombëtaren e Suedisë.