Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Nuk ka teknologji apo inovacion që e zëvendëson ndjesinë e leximit të librit

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me burrin e saj Prindon Sadriun, dhe fëmijët e tyre, kanë marrë pjesë në Panairin e librit në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, liderja e shtetit ka treguar një lidhshmëri emocionale me leximin e librit.

“Nuk ka teknologji apo inovacion që mund të zëvendësojë ndjesinë që i jep shpirtit leximi i librit”, shkroi ajo.

Këtë të mërkurë është bërë zyrtarisht hapja e Panairit të 24-të të Librit “Prishtina 2024”.