
Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-presidentin, Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë”.
“Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Sulmuesi dhe një person që ishte pjesëmarrës në tubimin e Pensilvanisë janë vrarë gjatë këtij atentati.