Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Turqi, duke shprehur solidaritet të plotë me homologun e saj turk.
Osmani përmes një postimi në “X” ka uruar shërim të shpejtë për policët e plagosur.
“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara.
Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani.