Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas katastrofës me zjarret në Havai që rrafshuan qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA për më shumë se një shekull.
Osmani ka shkruar në rrjete sociale se është zemërthyese të shohësh shkatërrimet, teksa shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës duke i uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve.
“Është zemërthyese të shohësh shkatërrimet që po ndodhin nga zjarret mbi popullin e Hawaiit.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira.
Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani.