Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani përkrah peticionin për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, kërkon nga Kuvendi të trajtohet me prioritet

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkrah peticionin me 13 mijë nënshkrime për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes.

Ky njoftim i saj ka ardhur në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes.

Postimi i plotë i Osmanit:

Në përkrahje të peticionit qytetar për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes

Në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, ne të gjithë bashkërisht duhet ta rikujtojmë një të vërtetë të fuqishme: gjithmonë ka shpresë! Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne mund ta thyejmë heshtjen, ta çrrënjosim stigmën dhe të tregojmë se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në çfarëdo sfide apo beteje.

Dorëzimi i sotëm nga shoqëria civile i peticionit për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, e me mbështetje të mbi 13000 qytetarëve, është hap i duhur në këtë drejtim.

I ftoj të gjithë deputetët e Republikës që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor. Pas miratimit të këtij ligji, Republika e Kosovës do ta ketë një kornizë ligjore e cila trajton këtë plagë të shoqërisë dhe shtetit tonë dhe do t’u ofrojë përkrahjen e nevojshme të gjithë atyre që janë duke u përballur në këtë betejë.