Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Portugalia është një shtet jashtëzakonisht miqësor

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Portugali, ku është takuar me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.

Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.