Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Kuvajtit

 
   

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Kuvajtit në Kosovë, Faisal Musaileem.

Atij i e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Në këtë takim, Presidentja shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes edhe në të ardhmen nga ky shtet.

Ndërkaq ambasadori Musaileem, shprehu interesimin për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në fusha të ndryshme dhe u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët