Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Para takimit me të parën e vendit, kryediplomati turk është pritur nga homologia e tij, Donika Gërvalla me të cilën kanë mbajtur edhe konferencë për media.

Fidan do të takohet pas pak edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, nuk ka dhënë detaje mbi marrëveshjen e sigurisë që pritet të nënshkruhet mes Kosovës dhe Turqisë, por ai theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje si pjesë e një bashkëpunimi të thelluar.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Turqia e mbështet Kosovën duke shtuar se se kjo është “normale”.

“Siç e shpreha, e mbështesim Kosovën dhe e kemi një vetëdije të qëndrueshme lidhur me këtë dhe që nga dita e parë kemi pas një ndjeshmëri të madhe që të përforcohen institucionet kosovare në mënyrë që të t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve shërbimet e duhura. Në këtë kontekst është edhe siguria. Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Këto janë të gjitha që mund të them”, ka deklaruar ai.