Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga takimi me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.
Osmani ka thënë se kryeministrin irlandez e ka falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës për Kosovën.
“Kjo vizitë riafirmoi gatishmërinë e të dy vendeve tona për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe për të eksploruar mënyra të reja për bashkëpunim më të forte”, ka shkruar presidentja në rrjetin social “X”.
Në pamjet e publikuara shihet se presidentja i ka rrëfyer kryeministrit Varadkar edhe për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Varadkar ka arritur në Kosovë të mërkurën ku në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, e ka pritur kryeministri Albin Kurti.
Ky i fundit është takuar me homologun e tij irlandez gjatë ditës së sotme, ku më pas kanë mbajtur edhe një konferencë për media.
Kjo është vizita e parë e Varadkar në Kosovë.