Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj

 
   

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ka reaguar lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, që do të përfundojë këtë javë, më saktësisht, katër ditë.

E para e vendit, përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka shkruar se ky proces që ka mbetur edhe katër ditë deri në përfundim, përcakton, mes tjerash, investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme.

Tutje, ajo ka shkruar se përmes këtij procesi të regjistrimit do të dëgjohet zëri i qytetarëve, të identifikohen nevojat e secilit dhe që secili prej tyre do të përfaqësohet.

“Kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për t’u regjistruar! Një lutje për të gjithë qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë: REGJISTROHUNI!  Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar Osmani.