Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare.
Zyra e Presidentes përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se këto homazhe pritet të bëhen me fillim nga ora 11:30.
Ndërkaq, në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se në ora 12:00, Osmani do të marrë pjesë në Manifestimin Qendror “Ditët e Shqipes” 2024
Ndryshe në Betejën e Koshares, ranë 114 Dëshmorë të Kombit, prej të cilëve ka të dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në këtë betejë kishin marrë pjesë edhe vullnetarë ndërkombëtar, shtetas të huaj nga: Italia, Franca etj.