Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani s’pranoi ta takojë Vuçiqin pa sanksione, Statovci: Akt politik në mbrojtje të interesave të Kosovës

Deputetja e grupit parlamentar të VV-së nga Lista Guxo, Jeta Statovci, e ka quajtur akt politik në mbrojtje të dinjitetit, integritetit dhe interesave kombëtare të Kosovës deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq mund të bëhet pas sanksioneve ndaj Serbisë.

Statovci tha se faktet nga terreni për ngjarjet në veri kanë bërë që Osmani të mos pranoj një takim potencial me Vuçiqin pa sanksionim paraprak për veprimet e shtetit serb.

“Presidentja Osmani ka përgjegjësi Kushtetuese mbrojtjen e interesit nacional, dhe cenimi terrorist që ndodhi vendit përmes Serbisë, nuk mund të kaloj si hiç-gjë, aq më pak në vizionin e saj për një Kosovë të pa cenueshme, demokratike dhe stabile”, tha Statovci.

Ajo, tutje ofroi mbështetje të pakushtëzuar për qëndrimin e Osmanit gjatë samitit në Granada të Spanjës.