Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takohet me Hovenier, thekson se propozimi për draft-statutin e Asociacionit duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Osmani ka theksuar se propozimi për draft-statutin e Asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Në takim u diskutua edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Presidentja Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, ka njoftuar Presidenca.

Ajo ka nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të për të arritur progres në procesin e dialogut.